Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kasem Hysenbelliut dhe apel për qytetarët: Lajmi tragjik më tronditi, bëni kujdes, Covid-i jashtë kontrollit

17:27 / December 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sërish ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax Neës”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në Neës24, Basha tha se ikja e tij ishte tragjike dhe se e ka tronditur atë dhe shumë njerëz të tjerë.

“Nëse më lejoni, dua ta nis me një ngushëllim për humbjen e zotit Kasem Hysenbelliu. Një humbje tragjike, e një drejtuesi të mëparshëm të medias tuaj, po kështu të një tjetër medie të grupit tuaj mediatik, të gazetës “Panorama”. Dhe një mik, një qytetar i përkushtuar. Një familjar shembullor, siç e kam njohur unë dhe të gjithë miqtë e tij. Dhe një luftëtar i medias së lirë, në një kohë shumë të vështirë për lirinë e shprehjes dhe për lirinë e medias në Shqipëri. Lajmi tragjik që ka ardhur sot, më ka tronditur mua personalisht dhe shumë prej njerëzve, shokëve, miqve, kolegëve që e kanë njohur nga afër. Dua të shpreh nga zemra ngushëllimet e mia më të ndjera për familjen e zotit Hysenbelliu, por edhe për të gjithë ata punonjës të medias Neës24, të televizionit Fax Neës që themeloi dhe drejtoi që prej vitit 2017-të. Lutjet, mendimet e mia, të familjes time, të miqve tanë janë me familjarët e zotit Hysenbelliu dhe me gjithë kolegët dhe miqtë e tij kudo ku janë”, tha Basha.

Më tej, numri një i selisë blu iu drejtua me një apel të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të bëjnë gjithkça për të parandaluar përhapjen e virusit, pasi sipas tij, qeveria nuk po bën asgjë.

“Gjithashtu dua të them që këto janë ditë të mbushura për fat të keq, me humbje miqsh, me lajme të rënda për njerëz që njohim, të afërm, dhe kjo nuk është diçka që ndan apo diskriminon, është një gjë që na bashkon të gjithëve. Fatkeqësi e cila nuk diskriminon nëse je votues i Partisë Demokratike apo votues i Partisë Socialiste, nëse ke mundësi më të mëdha apo më të vogla financiare. Ndaj dua të bëj një apel, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur veten tonë dhe për të mbrojtur të tjerët. Dhe ky apel është konkret. Është koha për ta përsëritur nevojën për të marrë masa mbrojtëse, për të mbajtur maskën, për të ruajtur higjienën personale, për të ruajtur distancën, për t’u kujdesur për prindërit tanë dhe të sëmurët që janë më vulnerabël se të tjerët. Duke mos i harruar ata, duke qëndruar sa është e mundur në ndihmë të tyre, por në të njëjtën kohë për të qenë shumë të kujdesshëm, në veçanti në kontakt me të moshuarit, me të sëmurët sa i përket mbrojtjes së tyre, maskave dhe gjithçka tjetër. Në veçanti, ky apel i drejtohet bashkëqytetarëve të mi kudo ku janë në kushtet kur gjithçka duket se është në dorën tonë. Është në dorën e njerëzve, sepse ajo që shteti në përgjithësi, qeveria duhej të bënte, nuk po bëhet. Dhe kjo është një nga arsyet, sepse pandemia është jashtë kontrollit”, theksoi kreu i PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.