Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me banorë dhe tregtare të Lezhës, ku është njohur nga afër me kushtet e tyre ekonomike
Gjatë fjalës së tij Basha tha se ccdo ditë 50 biznese ulin qepenat për shkak të taksave, duke e quajtur ekonominë në krizë totale.
Demokratët tha ai, kanë një plan për të ndihmuar biznesin e vogël, duke vënë theksin te biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, që sipas tij do të përjashtohet nga TVSH-ja.
“Vota e lirë është asgjësuar me kriminelë, Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votën. Juve iu duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit, që çmimi i energjisë të ulet me 30-40%, pasi fatura e energjisë është rritur për 100% të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Basha, duke theksuar një qeveri provizore që do të zhvillonte zgjedhje të lira e të ndershme.
