Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me tregtarët e Shkodrës për ti ftuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.
Në këto takime ai shoqërohej nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe deputetët demokratë të qarkut.
“Do kthejmë sytë nga njeërzit”, i tha Basha një qytetari, por përgjigja e shkodranit ishte tjetër. “Unë jam me LSI. As me Monikën nuk jam, jam me Presidentin”, tha ai.
“I gjithë shteti punon për 5 veta” tha Basha duke ftuar edhe mjaft qytetarë që nuk dëshronin as ta takonin për protestën e opozitës më 16 shkurt.
