Teksa në Tiranë ka nisur protesta e opozitës kundër qeverisë, dhe kryeministri Edi Rama ka nisur turin “Bashkia që Duam” në VLorë, kreu i shteti sjell në vëmendje një mesazh të fortë të kancelares gjermane Angela Merkel, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Uniteti europian dhe partneriteti trans-atlantik në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot”, është mesazhi kuptimplotë që Merkel ka dhënë gjatë aktivitetit.
“Mesazhe të forta dhe të qarta të Kancelares Angela Merkel sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih Mësimet e nxjerra që nga koha e pas Luftës II Botërore mbeten po aq aktuale sot: uniteti europian dhe partneriteti Trans-Atlantik në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot. Marrëveshja e Prespës, një nga arritjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë gjatë kësaj kohe”, shkruan presidenti Meta në Facebook.
