Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha nga Peqini: Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja

16:13 / August 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin me strukturat e PD në Peqin, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Edi Ramën për krizën e thellë ekonomike të vendit.

“Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike.

Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90”, theksoi kryetari Basha.

Lideri i opozitës vuri në dukje se përqendrimi i ekonomisë dhe pasurive të vendit në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës, ka thelluar varfërinë në vend.

“Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë, por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve përmendi koncesionet, PPP-të, tenderat, lejet e ndërtimit, ligjet special si mënyrat më të zakonshme me të cilat Edi Rama grabit shqiptarët bashkë me oligarkët e tij.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të provojë”, tha Lulzim Basha.

Duke iu referuar 30 qershorit si një referendum popullor për ndryshim, kreu i opozitës u shpreh se ky ndryshim do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.