Një ditë pasi vendosi përjashtimin përgjithmonë nga partia të Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar edhe më tej duke njoftuar në ABC se edhe të pezulluarit, në fakt janë të përjashtuar nga partia.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sërish bindjen se kjo forcë politikë, e cila ndodhet në ditët më të vështira të saj do të ringrihet.
“Nuk ka dritë jeshile për asnjërin. Të gjithë janë përjashtuar nga Partia Demokratike. Të pezulluarit kanë një mundësi të distancohen nga dhuna dhe distancimi i tyre nga dhuna do të vlerësohet nga institucionet e partisë. Mosdistancimi i tyre deri në këtë moment flet qartë për fajin e tyre“, deklaroi Basha.
Funksionarët e pezulluar
1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajdrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu
