Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Basha nxjerr emrin e deputetit të PS: Babai i tij, 10 milionë lekë rrogë në muaj nga inceneratorët

11:14 / February 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha2 770x399 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nxjerrë edhe njëherë sot publikisht në Parlament emrin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako, babai i të cilit sipas dokumenteve ka marrë rrogë mujore prej 10 milionë lekë në muaj nga inceneratorët.

Duke folur në nisje të seancës ai u shpreh se “Çfarë u vërtetua në seancën e parë, me gjithë përpjekjet për ta zhurmuar dhe ndërprerë, për ta devijuar? Së pari, pagesat me paratë e shqiptarëve, për të ashtuquajturin incinerator i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston kanë filluar dy vjet para se të nisin punimet. Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018 qytetarët paguajnë 29 euro për ton. Në mes të pandemisë kur e gjithë Bota kishte ndaluar fluturimet, këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime. Skemë e pastër e pastrimit të parave. 10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve këtu në këtë sallë, sa 5 deputetë bashkë merr babai I njërit prej jush nga inceneratori i paguar me paratë e qytetarëve, Alqi Bllakos”.

Sipas Bashës “Klodian Zoto dhe Stela Gugallja të dy në kërkim ndërkombëtar, si dhe Mirel Mërtiri kanë ngritur një skemë për të përfituar pagesa gjigande qindra- mijëra euro për konsulencë në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndërsa siç e patë administrator aktual i inceneratorit të Fierit që siç e patë, është një ndërtesë bosh, dëshmoi se s’ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

22:41 / November 3, 2026

Promovimi i romanit të Ben Blushit si një miting: Politika, arti dhe personazhet VIP mbushin sallën

20:19 / November 3, 2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Grabitja e bankës në “Komunën e Parisit” për vetëm 3 minuta, autori merr rreth 60 mijë euro

15:22 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.