Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha për Al Jazeera: Pranojmë një qeveri që…

20:30 / March 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha selia pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestën e kësaj të shtune, 16 mars, e kanë pasqyruar edhe media e huaja. Ndër to “Al Jazeera”, e cila përmes gazetarit të saj e ka ndjekur nga afër të gjithë zhvillimin e kësaj proteste të radhës, të organizuar nga PD dhe LSI, ndërsa ka shkëputur edhe një prononcim të shkurtër nga Lulzim Basha si dhe nga Taulant Balla.

Në këtë reagim, kreu i selisë blu është shprehur se Edi Rama duhet të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore.

“Zoti Rama duhet të tërhiqet, dhe ne besojmë në një qeveri tranzitore me njerëz që nuk janë të lidhur me krimin e organizuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike që të përmbushin një mision kryesorë, dhe t’i japin fund praktikës së vjedhjes së votave dhe të heqin duart nga sistemi i drejtësisë, në mënyrë që prokuroria të nisë menjëherë hetimin e politikanëve për lidhjet e tyre me krimin e organizuar  në zgjedhjet e kaluara elektorale”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i PS, është shprehur se kjo protestë e opozitës nuk është kundër qeverisë, por ata janë kundër reformës në drejtësi dhe institucionit të ri që po krijohet, (SPAK).

“Protestat e opozitës nuk janë kundër nesh, ata nuk kanë asgjë kundër nesh por janë kundër reformës në drejtësi dhe të sistemi të ri të drejtësisë që po krijohet”, ka thënë Taulant Balla.

Ndërkaq gjatë kronikës së “Al Jazeera”, thuhet se gjatë kësaj proteste, ka pasur përplasje të forcave të policisë me protestuesit, të cilët tentuan që të hyjnë në Parlament, “për t’u përballur me një qeveri që ata e akuzojnë si të korruptuar”.

“Ata gjithashtu shprehen se kryeministri i vendit, Edi Rama është i lidhur me krimin e organizuar, akuza të cilat ai i ka hedhur poshtë, duke i cilësuar si ‘qesharake’”, shkruan  “Al Jazeera”. /

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri te Ish-Parku/ Degradon konflikti mes tre personave, njëri përfundon në spital pas goditjes me th*kë

22:39 / July 6, 2026

“Protesta u Berishizua dhe u Albinizua”/ Minxhozi: Partitë e mëdha opozitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, futën duart

20:57 / July 6, 2026

Protesta për qumështin në Kosovë/ Ndërprerja e grumbullimit, fermerët derdhën 65 mijë litra para Ministrisë së Bujqësisë

20:37 / July 6, 2026

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

16:15 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.