Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë të shtunë me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme. Ai tha se ky potencial është i pashfrytëzuar dhe se ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës uli parashikueshmërinë në këtë sektorë, duke fituar sipas tij vetëm një grusht njerëzish.
“Eliminojmë taksën Rama prej 240 lekë për litër. 1000 zyrtarë të shtetit me vula në xhepa, ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë. Sektori i energjisë elektrike për ne është sektor kyç dhe prioritet. Energjia do të mbështetet me politika të qarta dhe me masa të qarta. Bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut. Arrijmë miradministrimin e kompanive publike. Energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjetik. Eksporti i energjisë është një synim dyfish strategjik”, tha ai.
Për Bashën 25 Prilli do të jetë dita “ku të gjithë marrim përgjegjësitë për të ndryshuar, do jetë një ditë ndryshimi dhe fitore për të gjithë”.
