Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha premton reformë të thellë për policinë

21:41 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama lulzim basha sander lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha premton një polici që lufton krimin dhe është aty për qytetarët. Pas deklaratës sot në takimin me gazetarët, kreu i PD shkruan në “Twitter” për një reformë të thellë në polici.

“Policia e Shtetit do t’u kthehet qytetarëve. Reformë e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”

Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, Basha tha se policia ‘nuk do të përdorët më për të ruajtur arat e kanabisit, nuk do të poshtërohet për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara, ndërkohë që rreh dhe dhunon qytetarët e pafajshëm, nënat, motrat tona’.

“Nuk do të përdorë më gaz lotsjellës për të nxjerrë fëmijët 5-vjeçarë nga shtëpitë e tyre që t’i shkatërrojë për projekte e për afera abuzive si tek Unaza e re apo tek zhvendosja e lumit të Lanës.
Do të përbëhet nga njerëz profesionistë, jo nga militant partie dhe në çdo rast nuk do të lejohen kuadro të cilët përdorin drogën dhe veprojnë nën efektin e drogës.
Por peshku qelbet nga koka. Unë kam mirënjohjen më të thellë për ata që edhe në këto kushte të vështira mundohen të bëjnë detyrën e tyre, sikundër i siguroj se Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm me një ndjeshmëri të shtuar, se i kam njohur e kam punuar nga afër kur i hoqëm vizat para 10 vitesh, do t’jua heqim nga qafa barrën e shefave mafiozë që i kanë tjetërsuar, i kanë depersonalizuar dhe përpiqen si mish për top kundër vëllezërve dhe motrave të tyre.
Patjetër. Reformë e thellë me një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”, deklaroi Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar socialist, në fokus “Besa” dhe sfidat e mandatit

12:37 / August 31, 2026

Begaj pret ambasadoren e re të Holandës: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:23 / August 31, 2026

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.