Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Programi për të përndjekurit politikë, një proces reflektimi i brendshëm

16:32 / February 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar një reflektim të brendshëm programin e Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politikë.

Gjatë prezantimit të sotëm ai tha se është një ditë emocionesh të thella duke iu referuar 20 shkurtit 1991, por edhe se ky program iu është besuar pinjollëve dhe e ka bërë këtë më shumë një proces reflektimi të brendshëm.

“E sotmja ka qenë një ditë e veçantë, e para sepse është një ditë emocionesh të thella për këdo që e ka përjetuar 20 shkurtin e 1991. Kudo që e ka përjetuar, në shesh, në kampet e internimit, kudo që ka qenë, ata që e kanë përjetuar nga 6-7-8-vjeçarët tek adoleshentët e asaj kohe, tek protagonistët, studentët, greva e të cilëve ishte dhe pikënisja e kësaj ngjarjeje madhore, simbolike për shembjen e simbolit të diktaturës, tek ata që u sakrifikuan në atë betejë. Disa prej tyre nuk i kemi mes nesh, disa i kemi mes nesh dhe presin, por dhe kur nuk i presin meritojnë nderimin e duhur, kam ndërmend emra konkretë por nuk kam ndërmend t’i shpreh për shkak se nuk dua të lë asnjë pa përmendur. Nderimi im personal për ta është i pandashëm gjatë gjithë këtyre viteve që kam pasur privilegjin t’i njoh, t’i kem në krah dhe në betejat me pasardhësit e diktaturës që janë përpjekur të përdorin mekanizma të njëjta për të zhbërë disa nga liritë. Pra, është një ditë emocionesh dhe përpjekja për t’i shprehur ato gjithmonë i zvogëlon. Është ditë e veçantë dita kur ne publikuam programin tonë politik për të përndjekurit politikë. Në të njëjtin format kemi diskutuar edhe platformën tonë për pronarët. Është e veçantë jo vetëm se kemi përdorur dialogun por sepse klima emocioni, ndjesia në të cilën është zhvilluar programi i të përndjekurve politikë për vetë faktin se ua kemi besuar pinjollëve e ka bërë këtë më shumë një reflektim të brendshëm, një proces reflektimi të brendshëm se sa zotimi dhe angazhimi politik. Kyçi është vullneti politik. Ju garantoj se pjesë e këtij reflektimi për fat të keq 7-vjeçar është dhe ky angazhim konkret me këtë plan që vjen jo thjesht dhe vetëm si përkthim në dokumentet zyrtare të PD i kërkesave tuaja por si zotim angazhim dhe nesër si zbatime të njëpasnjëshme duke nisur nga dita e parë. Falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në hartimin e këtij plani”, deklaroi Basha.

Basha të përndjekurit politikë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.