Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit kërkoi që seanca të ndërpritet, duke qenë se vetë kryeministri Rama nuk është i pranishëm në sallë, sipas PD-së për të dhënë shpjegime për shitjen e votave.
Në fjalën e tij Basha tha se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me qeveri kalimtare, ose do ta pastrojë populli.
“Hipokrizia merr fund, sot nuk kemi temë më të rënëdsishëm se të zgjidhet kjo krizë. Ose përmes propozimit të opozitës për qeveri kalimtare dhe jo kukulla enigmatike, të atyre që do të jenë në burg sipas përgjimeve publike ose këtë seancë mund dhe duhet ta pastrojë ajo të cilit kjo sallë i takon, popullit shqiptar”, tha Basha në fjalën e tij.
Ai shtoi se në këtë sallë ka rënë hiija e mortit. “Ne sot nuk mund të pretendojmë të kemi seancë normale e po ndkekim procdura normale parlamentare, ndaj gjëja e parë që duhet bërë kjo seancë duhet ndërpreë, dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërirmin e këtij parlamenti nga tempull i demokcarisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që nuk kanë marë asnjëherë fjalën se skanë asjë pë të thënë”, shtoi Basha.
Pas tij mori fjalën ministrja e Financave, Anila Denaj por opozita u mblodhpara foltores, duke mos lejuar zhvillimin e seancës normale parlamentare.
