Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: Rritja e pagave, tjetër premtim i pambajtur i Ramës

11:19 / October 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha taksite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar këtë të mërkurë me taksisë të ndryshëm në kryeqytet para të cilëve u zotua se do të ulë taksën e karburantit duke e bërë të njëjtë me vendet e rajonit kur të vijë në pushtet.

Ai tha se një problem i madh për taksistët është edhe shtimi i korsive të biçikletave, që kanë sjellë rrezik për transportin, por kanë ngushtuar edhe arteriet e trafikut.

“Taksistët janë ndër sektorët më të goditur, pasi njerëzit e kanë tani të pamundur për të paguar taksi, për shkak të situatës së rënduar. Gjithashtu, edhe karburanti është shumë shtrenjtë dhe ky është zotimi im, që kur të vij në pushtet do të ul taksën dhe do ta bëj të njëjtë me atë të rajonit. Problem është edhe shtimi i korsive të biçikletave sjell rrezik për transportin, por ngushton edhe arteriet e trafikut. Numri i përdoruesve të këtyre korsive është shumë i ulët. Pra, ka një përfitim të ulët dhe kosto të madhe, qoftë për trafikun, qoftë për qytetarët në kryeqytet. Cmimi i karburantit, trafiku i shtuar, i ka shtyrë taksistët ata në kufijtë e mbijetesës, që mezi të nxjerrin të ardhura në muaj. Plani ynë parashikon një cek prej 1 mijë eurosh për gjashtë muajt e ardhshëm. Plani ynë me 5 pika bën të mundur që paratë që shkojnë në duart e disa oligarkëve të nxirren dhe të shkojnë aty ku kanë nevojë shqiptarët”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve, Basha tha se ky është një tjetër premtim i pambajtur i tij.

“Premtime të pambajtura të kësaj qeverie keni aq shumë në këto 7 vite. Të gjithë e kuptojnë se i gjendur përballë një bilanci shumë negativ, ky njeri nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër, përveçse të përsërisë premtimet e pambajtura. Prandaj nuk mendoj se shqiptarët sot presin të dëgjojnë premtime të tjera prej tij. Shqiptarët presin ndryshim dhe ndryshimi është i domosdoshëm për t’u larguar nga kjo rrugë e rrezikshme ku është futur vendi”, u shpreh kryedemokrati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026

Arlind Qori konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të jem kandidat në zgjedhjet e 9 majit

10:18 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.