Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha shpalos programin e PD për shëndetësinë: Kur të vijmë në pushtet…

13:59 / April 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook ka shpalosur progrmain e tij për sistemin shëndetësor që sipas kreut të demokratëve është në kolaps.

Basha thotë se për mjekët paga do të arrijë në 1200 euro në muaj dhe për infermierët 700 euro, ndërkohë që ai thotë se kur PD të vijë në pushtet do të anulojë PPP korruptive në shëndetësi.

“Programi ynë për shëndetësinë parashikon:
Rritje të financimit të shërbimit shëndetësor, modernizim dhe decentralizim të tij. Pacienti të jetë i lirë të zgjedhë duke iu njohur pagesa e sigurimeve.
Ndërtimin e ambjenteve te reja spitalore dhe qendrave shëndetësore.
Investimi në burimet njerëzore do të jetë PRIORITETI ABSOLUT.
Paga minimale për mjekët do të arrijë në 1200 euro në muaj.
Paga minimale për infermierët do të arrijë në 700 euro në muaj.
Do të rrisim numrin e personelit duke nisur me një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi. Rritje të financimit për të rritur larmishmërinë e specializimeve dhe kualifikimeve dhe garantimin e kushteve të punës.
Do të luftojmë mafian e ilaçeve, të instaluar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet. Qytetarët sot blejnë ilace të skaduara apo fallso që nuk kanë asnjë efekt në trajtimin e sëmundjeve.
Ne do të rikthejmë barrierat mbrojtëse të standardeve europiane për sigurinë e ilaçeve dhe do të rrisim listën e medikamenteve te rimbursueshme, duke synuar arritjen e mesatares europiane prej 2 mijë medikamentesh nga 440 që është sot dhe duke rritur vlerën e rimbursimit që sot është ne masën 50-60% të vlerës.
Ku ka vullnet politik, ka edhe mundësi.
Paratë që shkojnë për korrupsionin, për PPP-të apo zhduken pa lënë gjurmë, plot 1.7 miliardë euro vetëm vitin e kaluar sipas KLSH, do të orientohen drejt sektorëve prioritarë, ku në mënyrë absolute shëndetësia është tek më prioritarët.”, thotë Basha

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.