Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Shqipëria i vetmi vend në Ballkan që nuk mori asnjë qindarkë nga 180 mln €, ndëshkim i qëllimshëm kundër qeverisë

18:39 / July 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë Eurot që BE i dha vendeve të Ballkanit për projekte për vitin 2019.

Lideri demokrat e quan këtë një ndëshkim të qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar të lidhur me krimin, për të mbajtur  Shqipërinë  jashtë çdo procesi afrimi për sa kohë do jetë Rama në pushtet.

“Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”, shkruan Basha.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.