Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Lulzim Basha shkruan se Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e shqiptarëve.
“Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane”, shkruan Basha krah fotove të takimit të sotëm me demokratët e njësisë nr.6 në kryeqytet.
Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane”, shkruan Basha.
