Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha tregon nga Saranda objektivin kryesor të opozitës së bashkuar

19:51 / July 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, vijon t’i referohet drekretit të 10 qershorit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Nga Saranda, ku ishte në një takim elektoral, Basha tha se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit e ndërsa ka ripërsëritur kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme, pa kryeministër Edi Ramën. Sipas tij, ky është objektibi i PD-së dhe i opozitës së bashkuar.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.

“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm. Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është fajtori kryesor për shkatërrimin ekonomik që i ka bërë vendit, e ndërsa ka shpalosur programin e tij ekonomik.

 “Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i  bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti. Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.