Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.
Në një dalje për mediat, Basha tha se arrestimi i Dakos sipas tij duhet të kishte ndodhur kur dolën në publik përgjimet e dosjes 339.
“Ajo që dua të ndaj me ju është një paralajmërim për Edi Ramë, asnjë fasadë nuk do ta shpëtoj dot nga përgjegjësia që ka.
Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.
Arrestimi duhet të ndodhej që kur doli dosja 339, që u kap në përgjimet për të tjetërsuar votat e Durrësit. Mosarrestimi është bërë nga Edi Rama për këtë ai flijoi edhe Fatmir Xhafën”, tha Basha.