Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha udhëzim për strukturat: identifikoni votuesit tradicionalë, rikthejini…

15:15 / October 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1570101878 basha8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj, ku kërkon me urgjencë verifikimin e listave elektorale, si dhe shtimin e anëtarësimeve të reja në PD.

UDHEZIMI

Aneksi 1 – Sqarim që i shpërndahet strukturave të Partisë

Situata ne te cilen ndodhemi ben urgjente nevojen e verifikimit te listes elektorale ne territorin e QV qe ju mbuloni. Gjithashtu po kaq e rendesishme është edhe procesi i anetarsimeve te reja. Per permbushjen e detyrave te sipercituara eshte e nevojshme qe:

o Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe:

· identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.

· identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës (përcaktohet QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë (përcaktohet qyteti apo fshati përkatës), apo nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë (nëse dihet shteti apo qyteti specifikohet).

· kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD.

· regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicional të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesuesit tradicional të sigurt.

· identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie.

· rimarrin kontakt me votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o Është e preferueshme që votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, vecanërisht të jetë aktiv në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj;

o Në këtë proces do të përfshihet Lidhja Demokratike e Gruas, nëpërmjet strukturave të saj në Degë dhe nivel grupseksioni, me synimin që jo më pak se 30 % e anëtarëve të rinjë të jenë femra. Procesi i angazhimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, monitorohet nga Kryetarja e LDG në PDSH.

o Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nëpërmjet Kryetarëve të Degëve dhe Kryetarëve të FRPD në cdo grupseksion, identifikon të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç, me fokus të vecantë të rinjtë që fitojne te drejten per te votuar brenda 2019 dhe që mund të jenë votues për herë të parë ne vazhdim dhe i fton të angazhohen me përgjegjësi si anëtar të FRPD-së dhe/ose PD.

o Në periudhën 1 – 15 Tetor 2019, puna të fokusohet tek identifikimi i votuesit tradicional të sigurt të PD, që kanë dëshirë dhe pranojnë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o I gjithë procesi i përcaktuar duhet të përfundojë brenda datës 31 Tetor 2019

Në Regjistrin Bazë të Anëtarësisë në format elektronik dhe shkresor në PDSH nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri, që nuk ka dorëzuar dhe plotësuar në Sekretariatin Organizativ të PDSH Formularin e Aplikimit për Anëtar.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.