Pas kryeministrit Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për rizgjedhjen e tij.
Për Bashën ai është shembull kurajo dhe morali qytetar e politik, pasi vendosi ti rikthejë mandatin qyteatrëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota.
Mesazhi i Bashës për Kurz:
Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.
Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.
Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare.
