Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët në mbarë vendin.
Ai ndodhet sot në Belsh dhe sipas njoftimit nga PD, do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj bashkie dhe do të ndajë me ta problemet që kanë, por edhe alternativat që ofron PD për ndryshimin e situatës së vështirë social-ekonomike.
Basha i ka nisur takimet me kafen e mëngjesit me banorë të Belshit. Javët e fundit pas rikthimit në krye të PD-së, Basha ka nisur takime në bashki të ndryshme në vend ku ka zhvilluar biseda me qytetarë, tregtarë, fermerë dhe ish-të përndjekur politikë.
