Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkë me vajzën, ministrja Xhaçka jep mesazhin e bukur: T’i miqësojmë fëmijët me librin

17:04 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh për të gjithë fëmijët bashkë me vajzën e saj të vogël, Hana.

Ajo ka zgjedhur t’i lexojë vajzës së saj të madhe librin plot fantazi të novelistit britanik Roald Dahl, “Gjigandi i madh i mirë”, duke ftuar dhe sfiduar fëmijët të lexojnë sa më shumë, një nismë kjo e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që për qershorin synon ta kthejë në muaj leximi për fëmijët.

Xhaçka, nënë e dy vajzave, Hana dhe Gaia, shfaqet në një video të veçantë në krah të vajzës së saj 5 vjeçare, duke lexuar historinë e Sofisë dhe gjigandit të madh e të mirë, që mbledh ëndrrat e bukura dhe ua dërgon fëmijëve. Një libër jo vetëm plot humor e argëtues, por edhe që përcjell mesazhe për miqësinë dhe besimit reciprok.

“Nisma e Qendrës Ndërkombëtare të Librit e Leximit, që qershori të jetë muaji i leximit për fëmijët është një lajm i mirë. Sepse sa më shumë t’i miqësojmë fëmijët tanë me librin, aq më shumë do të zhvillojmë dijet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre në të ardhmen. Kjo është një nga arsyet pse unë zgjodha t’i rikthehem pas shumë vitesh një libri shumë të dashur në mbarë botën, “Gjigandi i madh i mirë”, por kësaj radhe për vajzën time Hana. Kjo përzgjedhje nuk ishte e rastësishme, për më tepër që në kohët e sotme, nuk është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet e duhura të miqësisë e të besimit reciprok. Por tek “Gjigandi i madh i mirë”, një vajzë e vogël, me energjinë e madhe që ka brenda vetes për t’iu afruar diçkaje të panjohur e të çuditshme, na mëson se pasi ka larguar frikën, kurioziteti dhe dëshira e shtyjnë drejt një bashkëpunimi që sjell vetëm mirësi”, shkruan Xhaçka.

https://www.instagram.com/p/CA6EI6PAmDl/

Ministrja Xhaçka tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.