Bashkëjetuesja e djalit të ish-Kryeministrit, Armina Mevlani duket se i ka synimet e qarta në jetë. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se cila do të jetë blerja e radhës.
Nëse mendoni rroba apo akesorë, jeni gabim! Blogerja kërkon një ishull privat, duke postuar një foto të shkëputur nga një film i vjetër, megjithatë mesazhin e ka përcjellë.
“Po kërkoj për një ishull privat,”-shkruhet në foton e shpërndarë nga Mevlani.
Armina bashkëjeton me djalin e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Shkëlzenin, me të cilin kishte nisur planet për martesë, por pandemia ua ‘shtyu’ në kohë.
















