Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Pëllumb Abeshi. Ai është një prej zyrtarëve që u akuzua nga SPAK si i përfshirë në skemën e Inceneratorit të Fierit.
Në foto duket momenti kur Abeshi shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai ishte kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, i cili është tashmë pas hekurave.
Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.
Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.