Gjatë prononcimit të tij për gazetarët kryeministri Edi Rama tha se zgjatja e afatit të strukturave të vetingut për të cilin nevojiten ndryshime kushtetuese, nuk negociohet, duke iu përgjigjur kështu pyetjes për bashkëpinimin me PD-në.
“Reforma në drejtësi nuk është diçka për tu negociuar po për tu kryer e besoj që në këtë pikë është shumë e qartë që të gjithë që kthim mbrapa nuk ka, qëndrim në vend numëro nuk ka, dhe kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh aleancave strategjike të vendit. Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake, po historike e kombëtare, është kërkesë e të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Të tjerat janë çështje që patjetër që do të diskutohet, por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare”, tha Rama.
