Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bashkëpunim mes SPAK dhe agjencisë britanike kundër krimit. Ambasadori britanik, kreu i NCA takim me Dumanin

13:13 / February 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cc659cf2 5d5f 4f2c a0c4 c74cd593fc88
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar. Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit. Akti i sotëm është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.

Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik. Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë, se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.

Forcimi i marrëdhënieve të SPAK me NCA në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Bashkimi Evropian.

spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, ashensori pëson shkëputje, vdes i mituri

10:30 / October 12, 2026

Në kërkim që prej vitit 2001, arrestohet në Nju-Jork Valentin Ftoni.

19:24 / October 11, 2026

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026

Ambasadori i ri amerikan “zbarkon” në SPAK, shfaqet krah Brahos

11:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.