Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkëpunim në qeveri? Rama i përgjigjet Bashës: Gati të shkoj përtej të gjitha ndasive, por…

11:56 / April 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama kapele
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama thotë se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjen e tij dje tregoi se nuk është lider.

Ai shton se që të bësh diçka të tillë duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

“Dje i thashë një gazetari, më pyeti si do ndodhi po nuk morët votat. PS do t’i fitojë zgjedhjet, kjo nuk diskutohet. Por çështja nuk është do fitojë apo jo, por si ne do shkurojmë kohën, do afrojmë të ardhmen, si ta prekim të ardhmen shumë më shpejt, ndërsa përndryshe nuk do të bëheshim bashkë.

Ndaj më pyet e thotë, e di fitore fitore, por më lini ta nxjerr këtë mendim. E di se fitorja nuk diskutohet, më lini të nxjerr mendimin, që t’ju them se fitorja nuk është për mua, as për Elisën, Dallëndyshen, nuk është për ministrat e drejtorët, por për njerëzit e zakonshëm. Më lini ta them, fitorja është për gjithë ato gra që shohin televizor dhe luajnë mendsh kur shohin politikanë që kacafyten, burra që i japin gojës deri në atë pikë sa tmerrohesh, për ato vajza që janë shumë më jetës sociale, shumë më të pranishme se dje në jetën sociale. Ju duhet një fitore që shkon përtej pandemisë, politikës, dhe që shkon.

Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.

Dhe Basha përgjigjet, përgjigjja e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhë ndjekës i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet ,stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë he ata se kanë ankthin si do dalin nga pandemia. Duhet të jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha,e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë”- tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.