Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Bashkëqeverisja”/ Rama nga Elbasani : 95% e shërbimeve online, sfida është që të ofrojmë përmes teknologjisë legalizimet dhe hipotekat

16:28 / December 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1638457061 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar në Elbasan ligjin e ri për bashkëqeverisjen.

Ai tha se tanimë, 95% e shërbimeve publike ofrohen “online”, duke shtuar se sfida e tyre është që edhe shërbimet hipotekore dhe ato në kadastër të ofrohen po online.

Sipas kreut të qeverisë, radhat në sportele do të eliminohen, por edhe ryshfeti gjithashtu.

“Një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve është problematika e vjetër e zvarritjeve për të marrë shërbime në administratë. Por, sot, ne kemi të gjitha arsyet të besojmë objektivisht se në mos 100%, 90% të gjithë problematikës së këtyre marrëdhënieve kemi në dorë ta zgjidhim me pak vullnet të mirë dhe me gatishmërinë e qytetarëve për të bërë një ndryshim shumë të thjeshtë në këto marrëdhënie, duke mos shkuar në zyra për të marrë shërbime, por duke shfrytëzuar sistemin e ri të shërbimeve online përmes telefonit apo përmes pc më të afërt.

Sot 95% e shërbimeve publike merren online. Nuk është e nevojshme për të shkuar në zyra, nuk është e nevojshme për të pritur në radha. Kjo mund të duket çudi deri kur secili mund ta provojë. Sot “e Albania” është një emër i njohur për të gjithë për shkak të pandemisë ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me të nga halli. Nëse nuk do të kishte rënë kjo fatkeqësi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do e njihnin e Albanian.

Aq e vërtetë është kjo sa dhe inercia e përdorimit të letrës në vend të PC i ka penguar edhe vetë qeveritë, që ta zbatojnë edhe vetë atë që ka praktikisht bërë po vetë, qarkullimin e dokumenteve pa përdorur letrat. Tani vetëm ta kërkosh vetë me zor stresin e hallet. Në tërësinë e vet shërbimet sot mund të merren lehtësisht pa lëviz nga shtëpia fare. Nuk jemi ende dhe po punojmë për këtë që edhe hipoteka dhe legalizimi të vijnë në kompjuter, pasi janë një proces që kërkon një plotësim në të gjithë bazën e të dhënave digjitale të kadastrës, që do të thotë regjistrim digjital i miliona pronave. Por në momentin që ke bërë aplikimin dhe ke afatin e marrjes së përgjigjes, nuk të erdhi në afat, në atë moment ke në dorë me ligj një mekanizëm që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për platformën e bashkëqeverisjes.

Ligji i ri përcakton sanksione financiare për personat përgjegjës që nuk i janë përgjigjur në kohë një qytetari. Ka edhe një element tjetër. Është një arsye tjetër se përse duhet ta bëjmë këtë proces. Shumëkush, edhe në administratë brenda nuk e shfrytëzon që nuk ka më detyrim me ligj, kjo është në fuqi. Qytetari të plotësojë dosje për një kërkesë të vetme. Sot, qytetari nuk ka detyrim për të pritur radha për dokumentet që dalin nga shteti”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.