Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit rrëfen si e zbuloi tradhtinë e balerinit dhe pse e fali

16:04 / January 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Shaqiri gruaja tradhetia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën e fortë të koreografit, i cili rrëfyer në BBV se ka tradhtuar gruan e tij me një balerinë.

Ajo u shpreh se ndiente që diçka nuk shkonte në martesën e tyre dhe nuk ishte e lehtë të përballej me bashkëshortin. Emanuela Morini tha se pasi i tregoi që kishte mësuar për tradhtinë, Ilir Shaqiri qau dhe e vuajti më shume se ajo.

Teksa theksoi se “tradhtia kurrë nuk justifikohet”, bashkëshortja koreografit u shpreh se u lidhën të rinj dhe kur dashuria është në mes martesa mund të ecë përpara.

“Nuk ishte surprizë sepse disa gjëra ndihen që nuk shkojnë. S’është e lehtë të kesh kurajo dhe të përballësh me këtë argument, ta diskutosh me partnerin tënd. Ndjeva vuajtje nga ana e Ilirit, sepse vuajta shumë unë por ka vuajtur shumë edhe ai në një mënyrë që nuk mendoja se mund të ishte normale. I thosha si ka mundësi që t’i ke bërë këtë gjë dhe po qan më tepër se mua. Ai më thotë gjithmonë se mënyra se si unë përballem me gjërat, pa hakmarrje, pa ligësi por duke u përpjekur ta kuptoj tjetrin, është mënyra gjëra që e bëri të mendojë se unë këtë grua s’mund ta humbas sepse në jetë kujtdo i ndodh të gabojë. Se justifikoj kurrë tradhtinë, megjithatë kemi 21 vite bashkë, ishim të rinj, të vegjël. Besoj se në jetë njerëzit gabojnë por nëse është dashuria, ka një ndjenjë në mes do luftohet për të ecur para dhe kjo bëhet bashkë.

Unë mendoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme është sipas meje falja dhe nuk është një gjë e lehtë sepse bëhet gjithmonë fjalë për tradhtinë dhe nuk flitet kurrë pothuajse për faljen dhe është shumë e vështirë të falësh por edhe vështirë që te kërkosh të të falin. Ishte shumë i zoti, i cili pati durim me mua, që unë ta falja atë”, u tha Emanuela Morini në një lidhje në Skype në emisionin “Goca dhe Gra”.

Sipas saj, nëse kjo histori do bëhej publike në Itali, ashtu siç u bë dhe në Shqipëri do të kishin të njëjtin reagim nga publiku pasi duhet shumë kurajo të rrëfesh tradhtinë dhe jo të gjithë mund ta bëjnë.

Ajo u shpreh Ilir Shaqiri është treguar shumë i sinqertë me rrëfimin e tij dhe por nuk e ka pritur që ai ta zbulonte në Big Brother Vip.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.