Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre

21:28 / July 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 07 20 at 21.18.52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë studimi nga Bashkia e Tiranës. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj tha se tre bursat e dhëna nga bashkia, janë një investim te studentë që në të ardhmen do t’i japin më shumë kryeqytetit me talentin dhe punën e tyre.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që 3 studentët që kanë dalë më mirë në provimet e pranimit për Kolegjin e Europës, të jenë ata që marrin bursën e Bashkisë së Tiranës, të cilën disa mund ta shohin si shpenzim, disa të tjerë e shohin si investim. Pra, Bashkia e Tiranës, qyteti, komuniteti ynë beson që, duke e paguar këtë shumë për secilin prej jush, tani ne kemi bërë një investim për çuna dhe goca, që do t’ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre, me talentin e tyre, me pasionin e tyre”, tha Veliaj.

Krahas mbështetjes me bursa, Veliaj deklaroi se studentët kanë tashmë të siguruar edhe akomodimin te “Qyteti Studenti”. “Më vjen mirë që kampusi kryesor te godina “Iliria” është gati dhe super modern. Të gjithë kolegët e Bashkisë së Tiranës kanë dhënë një dorë me dizajnin dhe me gjetjen e donatorëve për t’u siguruar që mbarojmë në kohë, por ajo që më vjen gjithashtu mirë është që edhe hapësira ku do të jetoni, që është “Qyteti Studenti”, sidomos konvikti, me investimin që kemi bërë me KFW-në, është ndoshta një nga konviktet që as kampuset e tjera në Bruzh dhe në Natolin në Poloni, nuk e kanë.

Është ultramodern, është bërë me efiçencë energjetike dhe për disa prej nesh, që kanë studiuar jashtë, as nuk krahasohet fare. Është një nga gjërat më moderne që kemi bërë, dhe pavarësisht kush vjen nga Berati, apo Korça, apo Tepelena, apo qytete të tjera të Shqipërisë, si stacioni i parë i integrimit në Tiranë meritonte të ishte dinjitoz”, tha Veliaj.

Në përfundim të studimeve, kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të ishte e gatshme që t’i mirëpriste për të kontribuar në punët e mira për qytetin duke u bërë pjesë e stafit.

studentët në Kolegjin e Europës veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.