Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkia e Tiranës firmos marrëveshjen me BERZH për financimin e Pyllit Orbital

14:38 / November 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj BErzh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bashkëpunimit për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, Banka Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim (BERZH) do të financojë Bashkinë e Tiranës në projektin për Pyllin Orbital. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it, Charlotte Ruhe, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Sapo kemi dakordësuar që me Bankën Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim, të futemi në një ‘aventurë’ tjetër, atë të Pyllit Orbital, për t’i kapur deri në pemën e fundit ambiciet tona për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë. E filluam me forcat tona, pastaj secili duke mbjellë një pemë për ditëlindje, ose për përvjetor a përkujtime. Por, sot bashkojmë dy fuqi të mëdha, fuqinë e Bashkisë së Tiranës me fuqinë e BERZh-it”, tha Veliaj.

Falë kësaj marrëveshjeje do të realizohen disa investime të rëndësishme në gjurmën e Pyllit Orbital të Tiranës. “Kjo do të jetë një vepër që do të ngelet. Unë besoj se koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte dje. Koha e dytë më e mirë për të mbjellë pemë është sot. Nuk duhet të humbasim më shumë kohë. Sot firmosëm marrëveshjen e parë për të filluar një plan, i cili do të përfundojë në disa investime kyçe në të gjithë gjurmën e Pyllit Orbital dhe do të kemi mundësi që të kthejmë kokën mbrapa dhe të themi se këto pemë u mbollën kur Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i vendosën të vënë të gjitha forcat për ta bërë Tiranën realisht një qytet të gjelbër”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo marrëveshje pason bashkëpunimin e shkëlqyer me BERZH-in për investimin në Bovillë dhe në sistemin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve që ka rezultuar një histori suksesi. “Arsyeja pse kjo na jep shumë optimizëm dhe shumë kurajo për të ecur më tej, është se tashmë e kemi një projekt të suksesshëm bashkë. Në 28 gusht sollëm një tubacion të dedikuar nga Bovilla në Astir, për t’i hequr nga uji i puseve të gjithë familjarët e asaj zone. Një histori suksesi! Në fund të vitit, falë financimit të BERZh-it, do të hapim shtesën që i kemi bërë impiantit të Bovillës për filtrimin. Në të njëjtën kohë do të ketë mbaruar edhe investimi i Qeverisë dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për linjën nga liqeni i Bovillës deri tek impianti i filtrimit”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.