Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Do përfitojnë 1200 familje

20:37 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
12345
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre.

“Kemi pasur prej vitesh në Bashkinë e Tiranës një program që ndihmonte familjet e reja që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë. Vitin e fundit me rritjen e turistëve, e të huajve që kanë blerë shtëpi në Tiranë, sigurisht edhe tregu ka pasur ngritjen e vet. Kemi rillogaritur përfitimin, që norma e kredisë së butë të jetë më e madhe. Sepse ajo që kemi kuptuar është se duam të ruajmë hapin e tregut. Kemi dakordësuar për 1200 familje, pra do të hapim shumë shpejt aplikimet për 1200 familje. Për të gjithë ata që thonë se vlera e pronës në Tiranë është rritur, kjo është gjë e mirë për ata që kanë pronë. Për ata që nuk kanë pronë ne kemi sot këtë paketë”, tha Veliaj.

Që pas ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, program i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi u mbyll nga administrata e mëparshme.

Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Bashkia Tirane kredi te buta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Tatimet publikojnë listën e pagave në turizëm, bizneset që i deklarojnë më të ulta përballen me hetime të thelluara

10:37 / June 14, 2025

Këmbimi valutor për datën 12 qershor: Me sa këmbehen euro dhe dollari

11:32 / June 12, 2025

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

09:00 / June 5, 2025

Drejtori i Tatimeve: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve, subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

16:15 / June 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.