Një investim i rëndësishëm ka nisur nē pallatin e ish UFK-së Burrel. 60 familje që banojnë këtu prej shumë vitesh do të kenë kushte më të mira jetese.
Për vite me radhë ishte shqetësim pronësia e këtij pallati. Pas zgjidhjes së kësaj çështje Bashkia Mat siguroi fondin prej 73 milion lekësh për rikonstruksionin e objektit, jo vetëm të fasadës, por edhe mjediseve të brendshme.
Puna ka nisur nga firma fituese e investimit dhe pritet të përfundojë brenda 6 muajsh.
Në një postim të kryebashkiakut të Matit thuhet:
Bashkia Mat, ka nisur punën për rikonstruksionin e ish-Hotelit të ish-Uzinës së Ferrokromit në qytetin e Burrelit. Ky pallat ishte kthyer në një shqetësim mjaft madhor për të gjithë familjarët që jetonin aty, për shkak të amortizimit që kishte si pallat ndër vite.
Por tani më falë këtij investimi që po bëhet nga ana e Bashkisë Mat, si në ambjentet e brendëshme dhe të jashtme të këtij pallati nuk do te jetë një problem për banorët që jetonin aty.
Ky pallat do të jetë sipas standardeve që duhet të këtë një apartament për të jetuar.