Kryeministri Edi Rama nga Korça nisi një cikël të ri takimesh me qytetarët, ku shtroi disa premtime që mund të quhet fushatë elektorale e mirfilltë.
Nën sloganin “Bashkia që duam”, Rama e ka nisur fjalën e tij duke i rikujtuar qytetarëve disa nga arritjet, që ai i konsideron si suksese të qeverisë së tij.
Kreu i qeverisë shoqërohet në takim nga disa ministra, ish-ministra, kryebashkiaku i Korçës si dhe zyrtarë të Partisë socialiste.