Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkia Tiranë dhe UNICEF Albania përfundojnë Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025

11:12 / July 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ezgif 2 15a4c2636f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Tiranë me mbështetjen e UNICEF Albania sapo ka përfunduar Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025, i cili parashikon qasjen, burimet njerëzore dhe buxhetet e nevojshme për mirëfunksionimin e shërbimeve të integruara për familjet dhe fëmijët në nevojë.

Ky plan i përgjigjet atyre banorëve që janë në nevojë për të paktën një nga format e shërbimeve të pagesave të mbrojtjes sociale apo shërbimeve komunitare të kujdesit shoqëror. Hartimi i këtij Plani është mbështetur në një analizë të kujdesshme dhe të hollësishme të nevojave për kujdes dhe shërbime në territorin e Bashkisë së Tiranës, në praktikat më të mira të deritanishme të Bashkisë së Tiranës në identifikimin dhe ofrimin e shërbimeve, në synimin për të ofruar një perspektivë ekonomike për familjet dhe individët në ndihmë sociale.

Kjo për të ofruar shërbime cilësore për kategoritë në nevojë, për të shtrirë shërbimet në disa territore të pambuluara më parë, për të krijuar modele të mira të deinstitucionalizimit të shërbimeve, të bashkëpunimit me institucionet e pushtetit qendror veçanërisht ato shëndetësore, në nxitjen e vullnetarizmit dhe të përgjegjësisë sociale në komunitet, duke shfrytëzuar maksimalisht avantazhet që krijon digjitalizimi.

Para miratimit, plani po diskutohet me grupet e interesit. Organizatat joqeveritare dhe përfaqësues të shtresave në nevojë kanë qenë bashkudhëtare në procesin e hartimit të planit duke dhënë mendime dhe sugjerime mbi dokumentin final.

Bashkia Tirane UNICEF Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit

21:26 / October 4, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.