Tirana tashmë do të ketë linjën e parë të transportit të gjelbërt publik. Bashkia Tiranë pritet të prezantojë sot linjën e re të autobusëve për kryeqytetin.

Rreth 18 autobuzë ‘Go Green’ janë rreshtuar ditën e sotme para ambienteve të sheshit ‘Nënë Terezë’ dhe shumë shpejt pritet që të futen në qarkullim. Linja e re e autobusëve është miqësore me mjedisin dhe synon që të reduktojë ndotjen e ambientit në qytet. Linja ‘Go green’ është linjë hibride, në rast se shpejtësia e urbanëve ulet, autobusët punojnë me motor elektrik.

FOTO: Arsen Rusta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here