Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bashkia vijon shembjen e pallateve në Kombinat: Procesi përfundon brenda 2-3 muajsh

12:54 / May 26, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prishja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i Rindërtimit në lagjen e re të Kombinatit po ecën me ritme të shpejta, në mënyrë që të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 të futen në apartamentet e pallateve të reja, që po ringrihen nga e para, në po atë zonë.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko dhe Administratori i Njësisë 6 Adriatik Merko, inspektuan procesin e demolimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombinat, të cilat janë shpallur të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit. Ky proces pritet të mbyllet brenda 3 muajsh.

“Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit,” u shpreh Çuko.

Nga ana tjetër, ai tha se ky proces po ecën me mirëkuptim të plotë të banorëve. “Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi,” deklaroi ai.

Ndërsa, administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se paralelisht me këtë proces po ecet edhe me shpronësimet e banorëve dhe bizneseve.

Ndërkaq, një ditë më parë Gjykata Administrative e Tiranes doli me një tjetër vendim, i treti ky ne radhe, i cili pengon prishjen e ndërtimeve në Kombinat. Ky vendim bie ndesh me planet e parashikuara të qeverisë, ku sipas tyre janë parashikuar të shemben 23 ndërtesa të tilla, në vijimësi të procesit të rindërtimit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata bën të ditur se procesi i rindërtimit të objekteve të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri po ecën jo vetëm me ritme të ngadalta por vendimet për prishjen e ndërtesave kanë ngjallur pakënaqësi te familjet e prekura.

Deri më tani kanë ndodhur dhjetëra protesta të banorëve që kontestojnë procesin si në Shkozë, Kombinat, Vorë dhe Durrës.

Ndërsa paraditen e kësaj të mërkure ka pasur përplasje në Zall Herr në vendin ku do të bëhen ndërtimet për banorët e këtyre pallateve që do të shemben. Ndaj këtij incidenti ka reaguar dhe kreu i shtetit Ilir Meta.

Ai u bëri thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe të mos largojnë qytetarët e banorët e zonës nga shtëpitë e tyre me dhunë. Meta shton se Bashkia as nuk i ka lajmëruar qytetarët për këtë gjë.

“I keqardhur nga çfarë po ndodh në Zall Herr dhe në zonën e “Kombinatit” në Tiranë, ku sipas të dhënave të bëra publike, Qeveria dhe Bashkia Tiranë, dhunshëm, në mënyrë jo transparente dhe përmes një procesi, që duket i parregullt, kanë nisur të ndërhyjnë me shembje dhe shkatërrim mbi pronat e qytetarëve me pretendimin e ndërtimit të zonave të reja zhvillimi. Pronarët dhe mbajtësit e të drejtave reale pronësore kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar nga autoritetet se çfarë fati i pret pasuritë e tyre dhe se si ata do të trajtohen nga shteti. Mjafton vetëm ky fakt për të provuar se ka shkelje të ligjit për konsultimin publik, ndërkohë që ndërhyrja me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e shumë familjeve ka krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe një tension social të panevojshëm. U bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive, për garantimin e pronës private të çdo qytetari, siç Kushtetuta e parashikon në nenin 41 të saj, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave të tjera të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Çdo qytetar, mbajtës i një të drejte pronësie apo i cili ka krijuar një pritshmëri legjitime meriton të trajtohet me dinjitet dhe shteti ka për detyrë t’i mbrojë dhe të respektojë të drejtat e tij. Të gjitha veprimet dhe aktet e administratës qendrore apo vendore duhet të udhëhiqen vetëm nga ligjshmëria dhe transparenca. Ligji është i barabartë për të gjithë,”- shkruan Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.