Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bashkimi Evropian gjobit me 875 milionë euro kompanitë prestigjioze gjermane të prodhimit të makinave

17:56 / July 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Margrethe Vestager
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BE ka gjobitur prodhuesit gjermanë të makinave me plot 875 milionë euro. Zëvendëspresidentja ekzekutive e BE-së, Margrethe Vestager, e motivoi këtë penalitet me komplotin e prodhuesve për të kufizuar zhvillimin e teknologjisë së emisioneve të pastra.

I ashtuquajturi “grupi i të pestëve” (BMË, Volkswagen, Audi, Porsche dhe Daimler) sipas Vestager, në periudhën 2009-2014, zhvilluan takime teknike për të rënë dakord mbi frenimin e risive teknologjike që mund të zvogëlojnë gazrat e dëmshme të oksidit të azotit të makinave me naftë.

Pjesën më të madhe të gjobës prej 502 milionë euro do ta paguajë VË, pavarësisht se iu dha një ulje prej 45 për qind për bashkëpunimin me hetuesit. BMË gjobitet me 373 milionë eurot e mbetura. Daimler nuk është ndëshkuar financiarisht pasi ishte pjesëmarrësi i parë në kartel që denoncoi ekzistencën e tij.

“Pesë prodhuesit e makinave Daimler, BMW, Volkswagen, Audi dhe Porsche poseduan teknologjinë për të zvogëluar emetimet e dëmshme … por e shmangën përdorimin e plotë të kësaj teknologjie”, tha Vestager në një deklaratë.

Vendimi vjen pak para se Komisioni Evropian të bëjë publike disa propozime që do të çojnë përpara Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së.

Kartelet zakonisht komplotojnë për të rregulluar çmimet. Komisioni tha se kjo është hera e parë që ka arritur në përfundimin se bashkëpunimi mbi zhvillimin teknik është një kartel, një lloj bashkëpunimi i cituar në traktatet e BE-së.

Komisioni u shkroi një letër prodhuesve të makinave për të dhënë udhëzime se çfarë lloj diskutimesh lejohen të bëjnë konkurrentët – përfshirë diskutimet mbi vendosjen e standardeve dhe pozicionet e përbashkëta mbi legjislacionin.

Komisioni vendosi të mos ndjekë disa nga akuzat fillestare kundër kompanive, sipas të cilave ata koordinuan “për të shmangur, ose të paktën për të vonuar” futjen e një lloji të ri të filtrit në makinat me benzinë. Brukseli tha se “provat ishin të pamjaftueshme” për të provuar këtë akuzë.

bashkimi evropian gjobit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.