Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bashkimi Evropian i ofron ndihmë Turqisë në luftën me zjarret

23:10 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian ka nisur sot ndihmë për Turqinë, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë të vdekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Zjarret pyjore janë duke u zgjeruar në rajonet turistike të Turqisë, përkatësisht në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut, duke shtyrë edhe evakuimin e turistëve nga hotelet. Mirëpo kjo situatë ka ekspozuar edhe Erdoganin, që përballet me zgjedhje brenda dy vjetëve, me një valë të re kritikash për përgjigjen e tij ndaj situatës. Lideri turk është kritikuar pasi gjatë fundjavës është parë duke iu hedhur banorëve lokalë qese çaji, përgjatë një vizite në zonat më të prekura nga zjarret.

Qeveria po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka pasur plane paraprake për shuarje të zjarreve dhe është dashur të varet nga ndihma e huaj për t’u përballur me flakët. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka falëndruar Brukselin të hënën për dërgim të një aeroplani nga Kroacia dhe dy nga Spanja.

Zjarrfikësit janë përballur të hënën edhe me disa zjarre lokale në ishullin grek Rhodes, ashtu sikurse edhe në disa pjesë të Italisë dhe Spanjës. Të dhënat e Bashkimit Evropian kanë treguar se sezona e zjarreve këtë vit, ka qenë dukshëm më shkatërruese se vitet paraprake. Temperaturat e larta dhe erërat besohet se janë shkaktaret kyçe të këtyre zjarreve.

BE ndihme turqise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.