Trupi ynë mund të zbulojë gjëra shumë të rëndësishme për personalitetin tonë, madje përmes detajeve që as nuk na kishte shkuar mendja ndonjëherë!

Si në rastin e këtij testi të thjeshtë personaliteti. Provojeni edhe ju! Bashkojini duart tuaja me të partnerit si në foto dhe përmes detajit të vijës së dashurisë mëso tani se si është lidhja juaj, shkruan “Bright Side”.

1) Nëse, vija e dorës së majtë është më poshtë se ajo e dorës së djathtë, kjo do të thotë që preferoni të keni marrëdhënie me njerëzit e moshuar. Në këtë rast ju po kërkoni pjekurinë e duhur tek personi tjetër.

2) Nëse vija e dashurisë së dorës së majtë është më e lartë se ajo e dorës së djathtë, kjo do të thotë që ky lloj personi është shumë i zhytur në mendime. Pra, partneri juaj pret të shohë një sinjal nga ju dhe vetëm pas kësaj ai hyn në një marrëdhënie sentimentale.

3) Në këtë rast, nëse vijat përputhen, personi i kushton shumë rëndësi dashurisë. Ai investon në këtë ndjenjë sepse beson në të. Ai mund të quhet një person shumë serioz e që kërkon një marrëdhënie të qëndrueshme.

Duket se trupi ynë është një burim i shkëlqyer informacioni, të cilin ne mund ta njohim vetëm duke e lexuar atë.

Ju cilin nga tre opsionet e vijës së dashurisë keni? 1,2 apo 3?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here