Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Bastet” rikthejnë debatet mes mazhorancës e opozitës

15:45 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baste 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat nisi me debate diskutimin mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Megjithatë sipas Zëvendësministres për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero s’ka vend për zhurmë pasi rikthimi i basteve sportive do të jetë vetëm në formën online.

“Qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i kategorisë së basteve sportive, por tashmë vetëm në formën online me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit “baste sportive”. Po ashtu, garantimi për përdorimin e të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit.”

Ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se qeveria bie ndesh me premtimet e saj pasi 5 vite më parë deklaroi se lojërat e fatit s’do të riktheheshin më në asnjë formë.

“Pasi qeveria shqiptare mbylli “marrëzinë e fundit”, akuza konkrete që ne diskutuam atëherë ishte se po mbyllen lojërat e fatit dhe po mbyllen të gjithë operatorët e vegjël, për t’i përqendruar këto në pak duar. Në 2013-ën ishin 800 kompani, në vitin 2015 ishin mbi 4300. Pati një shpërthim të kompanive që ofronin lojërat e fatit. Ndërkohë, sot jemi para faktit, ku ligji për lojërat e fatit është një nga 12 ligjet për të cilin Parlamenti akuzohet që e ka miratuar në mbështetje të interesave të grupeve të lojërave të fatit.”

Nuk mungoi as reagimi i deputetit të PS-së, Erion Braçe për Lojërat e Fatit.

 “Nga viti 2008 i kam ndryshimet në ligj. Vendimmarrja e komisionit atëherë edhe e Kuvendit edhe qeverisë, nuk ka absolutisht asnjë lloj etiketimi si një akt ku u kap shteti. Ndryshimi ligjor që iu referua Tabaku ka të bëjë me përcaktimin në ligj të numrit të pikave sekondare për kompanitë që deri në atë kohë operonin në Republikën e Shqipërisë. Sepse, për shkak të përhapjes masive në të gjithë territorin, të dyqaneve të këtyre kompanive u vendos të legalizoheshin me nipt sekondar.”

Edhe pse aktiviteti i basteve sportive u ndalua me ligj, nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e vendit dhe prej 2019-2022, në total janë kryer 1,421 kontrolle nga ku janë realizuar konfiskime dhe procedime penale për 135 subjekte.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.