Sot në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive. Kjo pasi qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj.
Prezent në takim do të jetë edhe Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.
Opozita po akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se po synon rikthimin e basteve sportive dhe se është tregues se kjo qeveri nuk po mendon për qytetarët po për interesat e tyre.
