Rama sulmoi në Fier opozitën duke thënë se është shfaqur me egër se kurrë për të nxitur konflikt deri në gjakderdhje.
Duke u ndalur tek rasti i vdekjes së të riut Lear Kurti pas arrestimit nga policia, Rama u shpreh se opozita këtë rast e përdor politikisht.
Këto që Rama i quan poshtërsi, i interesojnë vetëm Presidentit rus, Vladimir Putin.
“Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por që tani po demaskohet komplet.
Në një kohë kur e gjithë bota janë prekur drejtpërdrejt nga lufta, nga inflacioni i luftës. Ndërkohë që ne qeveria bën gjithçka mundet për t’i lehtësuar njerëzit, këta janë shfaqur me egër së kurrë në një përpjekje skandaloze, të turpshme që shkel çdo kufi njerzillëku për të nxitur konflikt, rrëmujë, për të çuar deri në gjakderdhje.
E patë ca ndodhi tani në fund. Vdiq një i ri për një arsye që është e shpjeguar qartësisht dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë dhe rezultat, doli hiena e madhe dhe bashkë me të edhe hienat e vogla dhe filluan ta shqyenin kufomën në të televizor.
Ky është kulmi, dhe ata që i shkojnë prapa këtyre hienave duhet të pyesin vetëm se çfarë shqiptarësh janë këta. Si një instrument politike si mund të pretendojnë që kanë flamur, fe, atdhe dhe besim. Kujt më shumë sesa atij që i ka vënë bastin atje në Kremlin i interesojnë këto poshtërsi, askujt”, tha ndër të tjera Rama.
LEXONI EDHE
