Gjatë takimit të sotëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, u nënshkrua marrëveshje me universitetin e Michiganit, pati edhe momente gazmore mes të pranishmëve. Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i kurseu batutat as këtë herë. Rama foli për fjalimin e rektorit të universitetit duke e krahasuar atë me ato që bëheshin në diktaturë, përpara Sekretarit të PPSH duke bërë që gjithë salla të qeshte, madje edhe ambasadroja amerikane Yuri Kim.
“Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë! Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare-afgane”, ishin fjalët e Ramës. Ndërsa deklarata e tij solli të qeshura në sallë.
“Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull”, ishte përgjigjja e ambasadores amerikane duke qeshur.
“Do pushohet përkthyesi tani”, i’a ktheu kryeministri.
