Teksa në studion e “Tempora” flitej mbi bumin e ndërtimeve në Tiranë, që nuk po i kursejnë as “Kullën e Sahatit”, nuk kanë munguar batutat e pedagogut Erion Kristo.
Me nota të forta humori dhe ironie, Kristo u shpreh se, shqiptarët duhet të ndjehen të lumtur që kur bërtasim ne shqetësohet Holanda, Anglia, Belgjika, Italia.
Erion Kristo: “Nëse ti godet paratë e pista, Shqipëria është si një rob atje te spitali, ka hemoragji gjaku, i ka ikur gjaku, nuk i ikur në fakt, por ja kanë hequr. Këtej ja heqin, këta ja fusin me pako. Ky “leku” që vjen nga jashtë, është leku që mban ekonominë. Është si historia e komunizmit, do kafe pa hile ti? I hodhi kafenë, i dhodhi sheqerin dhe nuk kishte vend për ujë. Dhe ti tani, nëse do ta bësh Kodin si e do ti, siç e ke ti në mendje, do ngelemi pa bukë fare”.
Sonila Meço: Janë pastruar 1,6 miliard euro dhe mos ta ndjejë ekonomia?!
Erion Kristo: “Janë gati edhe 10 miliardë të tjera, prandaj duhet mandati i tretë, i katërt”.
Sonila Meço: Po ku e ndjen ekonomia këtë? Banka Botërore tha 41% niveli i varfërisë.
Erion Kristo: “Ai që është barkngopur nuk e atë që është barktharë. Është çështje filozofie dhe ne filozofinë e kemi të gabuar. Ata po na ndihmojnë, se ju e shihni me negativitet , gjithë ky lek i madh. Ato pallate gjigande, është bërë Tirana si Manhatani. Duhet ta pranojmë, 4 mijë euro këtu, 4 mijë euro atje.
Ne jemi sa një lagjje e një kryeqyteti europian. Por zërin e kemi shumë të lartë. Kur bërtasim ne, shqetësohet Holanda. Ne shyqyr që ja arritëm kësaj dite. Të shqetësojmë Anglinë. Vjen ministri i brendshëm anglez i shqetësuar. Vjen ministri belg. Ka ardhur ai i Anti-Mafias italiane. Ne duhet të jemi të gëzuar. E di sa përpjekje janë dashur për këtë?! Punojnë bijtë e nënave…”