Një projekt prej 100 milionë eurosh për turizmin në Shqipëri është prezantuar nga Bashkimi Europian dhe BERZH. Gajtë fjalës së tij në këtë takim, kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë kontribut të dy institucioneve.
“Shprehje të besimit e vlerësimit tek strategjia e përzgjedhur prej qeverisë shqiptare përmes rilindjes urbane”, ka thënë Rama.
“Projekti që lançojmë sot si një projekt i përbashkët mes BE-së dhe BERZH përbën jo vetëm shifër 100 mln euro por mbi të gjitha në përmbajtjen e vet një arsye më shumë për të vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tonë të këtyre dy forcave. Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane dhe asaj urbane”, tha Rama.
Duke u ndalur ne shifrat e turisteve, Rama ka thënë se “Duke krahasuar dhe 4 muajt e këtij viti me 4 muajt e parë të vitit të kaluar kemi përsëri një rritje. Sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”.
