Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE dhe Britania: Të hiqen postimet e dhunës së Hamasit nga rrjetet sociale

10:34 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
social media rusia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja e teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Michelle Donelan, ka thirrur drejtuesit e mediave sociale për të kërkuar heqjen e postimeve me përmbajtjeve të dhunshme nga platformat e tyre në lidhje me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Bashkimi Evropian kritikoi platformën “X” të Elon Musk në lidhje me mbulimin e konfliktit Izrael-Hamas, duke përfshirë lajmet e rreme dhe përdorimin e pamjeve historike të ripërdorura. Donelan kërkoi përmes një postoi në “X” që të gjitha përmbajtjet e dhunshme që shfaqnin mizoritë e terroristëve të Hamasit të hiqeshin nga rrjeti.

“Kam thirrur një takim urgjent me kompanitë e mediave sociale për të siguruar që të ndërmerren veprime për të hequr me shpejtësi nga platformat e tyre, çdo përmbajtje të dhunshme të nxitur nga aktet e terrorizmit të Hamasit në Izrael”, shkroi ajo. ”Ne po ndërmarrim veprime për të qëndruar në solidaritet me Izraelin dhe komunitetin tonë hebre”, nënvizoi Donelan.

Edhe Thierry Breton, komisioneri i BE-së përgjegjës për shërbimet dixhitale të bllokut, i cili rregullon kompanitë e mediave sociale, i tha Musk se platforma e tij “po përdorej për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në BE”.

“Prandaj ju ftoj që urgjentisht të siguroheni që sistemet tuaja të jenë efektive dhe t’i raportoni ekipit tim mbi masat e marra për këtë krizë”, iu drejtua Breton, Elon Musk. Musk u përgjigj në X duke i kërkuar komisionerit të BE të “rendiste shkeljet për të cilat aludohej, në mënyrë që publiku t’i shohë ato”.

hamas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.