Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE do të trefishojë ndihmën humanitare për Gazën

19:21 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 14 191942
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë ndihmën humanitare për Gazën.

Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni.

“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën për 50 milionë euro”, ka thënë von der Leyen përmes një deklarate.

“Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro”.

“Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë arrin te ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, ka thënë mes tjerash von der Leyen.

Izraeli e ka ndërprerë ujin, rrymën dhe ndihmat për Rripin e Gazës, pas sulmeve të grupit militant Hamas, në tokën izraelite, një javë më parë.

Ky shtet i ka urdhëruar 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës, teksa përgatitet për një ofensivë eventuale ushtarake për ta luftuar Hamasin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë pasditen e së shtunës se “faze e re po vjen”, pas është takuar me zyrtarë ushtarakë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken./Rel

BE Gazën ndihmën humanitare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.