Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

10:40 / July 16, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
73281818 1004 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusiatë ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë. KrahasSllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës.

Sllovakia kërkon zhdëmtim financiar

Kryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.

Sinjal jo i mirë i BE-së

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme tha ajo që të bindet Sllovakia. Por kjo nuk ndryshon faktin, se BE-ja nuk paraqitet unike. Pikërisht në ditën kur presidenti i SHBA-së ndryshoi kursin, duke u shprehur për herë të parë me kritika ndaj presidentit rus Vladimir Putin, BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë rrjedhjen e parasë në arkat e luftës së Vladimir Putinit.

Fico ka marrëdhënie të mira me Kremlinin

Marrëveshja në BE u pengua nga Robert Fico, kryeministri që e tregon hapur afërsinë e tij me Putinin. Në fund të vitit të kaluar ai udhëtoi për në Moskë dhe u takua me Putinin. Të dy pozuan duke demonstruar harmoni. Takimi ngjalli indinjatë jo vetëm në BE, por edhe në Ukrainë. Përmbajtja e bisedimeve nuk u bë e ditur – përveçse dihet që është biseduar për furnizimet ruse me gaz në Sllovaki.

Kush do t’i paguajë sistemet e SHBA-së të mbrojtjes nga ajri?

Në takimin e ministrave të Jashtëm nuk arriti të sqarohet as çështja, se kush do t’i paguajë përveç Gjermanisë, armët e mbrojtjes nga ajri të tipit “Patriot” nga SHBA, që sikurse ofroi presidenti Trump, ato duhet të blihen dhe t’i furnizohen më tej Ukrainës. “Ne e përshëndesim vendimin e Trump për të furnizuar më shumë armë”, deklaroi Kallas, “por do të dëshironim, që kostot të ndahen”. Këtë në fakt e ka përjashtuar presidenti i SHBA-së. Ai miraton eksportin, por pagesën duhet ta bëjnë partnerët e NATO-s. Deri tani vetëm Gjermania ka siguruar se do të paguajë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se do të blejë edhe dy sisteme të tjera të tipit “Patriot” nga SHBA, për të mbështetur Kievin. Më parë qeveria e kancelarit Scholz i furnizoi Ukrainës tre sisteme “Patriot”.

Kostot për këto sisteme bashkë me municionin llogariten rreth një miliard dollarë. Vendet partenre në NATO Danimarka dhe Holanda janë shprehur gjithashtu pozitivisht dhe duan të shqyrtojnë mundësitë e financimit në vend. Si Danimarka edhe Holanda parimisht qysh përpara dy vjetësh kanë lënë të kuptohet se kanë gatishmëri për pjesëmarrje në funrizimet me sistemet “Patriot”./DW

BE financim marreveshje rusi sanksione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.