Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

13:13 / December 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5323
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Europian për të hequr masat ndëshkuese që i ishin vendosur Kosovës.

Masat erdhën pas tensioneve në katër komunat veriore në vitin 2023, por Kurti tha se ishin institucionet e Kosovës që u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy më të rënda, duke përmendur Banjskën dhe Ibër Lepencin.

“Ato ishin të padrejta që në ditën e parë sepse, së pari, institucionet e Republikës së Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit tonë dhe së dyti, sepse deeskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti.

Në retrospektivë Kurti tha se çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Republikën e Kosovës.

Sipas tij, situata e qetë, lëvizja e lirshme dhe funksionimi i institucioneve të shtetit në veriun e Kosovës, është për shkak se sipas tij ka triumfuar sundimi i ligjit dhe rendi publik.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me Bashkimin Europian. Kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj integrimit evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë dhe kampionë të vlerave demokratike”, theksoi Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti nuk la pa sulmuar edhe partitë opozitare për të cilat tha se mungesa e vullnetit të tyre bëri që Kosova të mos gëzojë mbi 1 miliard euro për shkak të mos miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës, masat më të mëdha financiare, nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Europian, por nga opozita parlamentare. Në muajin e kaluar, përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro”, deklaroi Kurti.

Qeveria mori disa vendime, përfshirë edhe vendimin në lidhje me Memorialin e Familjes Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali dhe ndarjen e mjeteve për Bursën e Mobilitet për Studentë.

BE Hoqi kurti masat reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.